Vuçiq përsërit prapë: Paqe do të ketë, përderisa dikush nuk sulmon dhe vrasë serbët në veri

Aktuale

Vuçiq përsërit prapë: Paqe do të ketë, përderisa dikush nuk sulmon dhe vrasë serbët në veri

Nga: F.B. Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 10:15
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se ka guxim politik që të zgjedh çështjen e Kosovës dhe se “do të ketë paqe gjithnjë përderisa dikush nuk sulmon fizikisht serbët në Kosovë", shkruan “Beta”, transmeton “Bota sot”.

“Paqe do të ketë, përderisa dikush nuk sulmon fizikisht serbët dhe të filloj të vras, këtë nuk do mund të përballoja”, theksoi Vuçiq.

Vuçiq ka shtuar se “vetë e ka marr përsipër zgjidhjen e çështjes së Kosovës , ndërsa qeveria e ka autorizuar të bisedojë. Unë e di se çfarë do propozimi të zgjidhjes të bëjmë, shumicën nuk e marrim në Serbi, Nuk di cila është zgjidhja e kësaj pyetje, asnjëherë nuk do ketë mbështetje të mjaftueshme”.

Sipas tij në raportet me shqiptarët e Kosovës nuk ka konflikt të ngrirë, sepse ata duan "konsolidimin e plotë të shtetit të tyre që e krijuan në vitin 2008".

Vuçiq ka theksuar se “nuk e ka vështirë të gjunjëzohet para zyrtarëve botëror për të kërkuar investime, por nuk do të gjunjëzohet ndaj fqinjëve dhe të kërkoj falje”.

“Të kërkoj falje atyre që nuk meritojnë besimin tonë, kjo nuk më shkon ndërmend”, porositi Vuçiq dhe shtoi se nuk gjunjëzohet "përveç në nevojën e domosdoshme të popullit”.

“Puna ime është të tregoj respekt ndaj të gjithë atyre njerëzve por asnjëherë të ul vendin apo popullin tim”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat