Vuçiq: Çdo ditë na kërcënon Kosova, por ja çka do të veproj Beogradi

Aktuale

Vuçiq: Çdo ditë na kërcënon Kosova, por ja çka do të veproj Beogradi

Nga: F.B. Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 10:43
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë në fushatën "Ardhmëria e Serbisë" po viziton qarkun e Rashkës, pika e parë e vizitës ishte Vrnjaçka Banja ku u prit nga stafi i Shtëpisë së Shëndetit "Dr Nikola Gjamiç".

Vuçiq para të tubuarve ka thënë se “Secilën ditë në Kosovë kërcënohet populli serb, ndërsa porosia e Serbisë është se do të ruhet paqja dhe stabiliteti, po kjo nuk duhet të kuptohet si shenjë e dobësisë sepse Beogradi nuk do të lejoj askujt, as Prishtinës të sulmoj popullin tonë”.

Sipas tij “nuk ka asnjë drojë në lidhje me ekonominë e Serbisë, pro e shqetëson situata politike në regjion”.

"Kemi në Prishtinë njerëz që sillen në mënyrë të jo përgjegjshme, nuk kanë përmbushur atë që shkruan në marrëveshjet e Brukselit. Të vetmin obligim Asociacionin e komunave serbe, ndërsa më pas vendosen taksën 100 për qind duke dëshiruar të shkatërrojnë popullin serb në Kosovë, që të dëbohet nga prona e vetë shekullore, por edhe të shkaktojnë dëm ekonomisë së Serbisë. Ne këtë dëm mund të durojmë, por nuk ndalemi nga interesat kombëtare edhe shtetërore", potencoi ai.

Vuçiq ka theksuar se “Serbia nuk luan trimin, si kanë bërë më herët e pastaj kanë ikur si pa kokë. Nëse arrijmë të ruajmë paqen edhe stabilitetin, do të ketë më shumë investime në këtë vend, pagat dhe pensionet do të rriten më shpejtë”.

"Çdo ditë na kërcënojnë me bashkimin e Mitrovicës, porosia jonë është e qartë, do të ruajmë paqen edhe stabilitetin, por mos mendoni se kjo është shenjë dobësie, nuk do lejojmë as juve as askënd tjetër të sulmojë popullin tonë”,  tha Vuçiq duke iu drejtuar indirekt shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat