Veseli merrë pjesë në (ACRE), në Romë të Italisë

Aktuale

Veseli merrë pjesë në (ACRE), në Romë të Italisë

Nga: Z.B Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 10:58
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një postimi në rrjetin social Facebok , ka shkruar se, sot pata kënaqësinë që të merrja pjesë në takimin e Këshillit të Aleancës së Konservatorëve dhe Reformistëve në Evropë (ACRE) në Romë të Italisë, përcjell “Bota sot”.

Veseli ka shkruar se,  pjesëmarrja në këtë organizatë ombrellë të partive të ngjashme të qendrës së djathtë përbën një hap të madh drejt konsolidimit të marrëdhënieve ndërkombëtare të partisë sonë si dhe ofron mundësinë për të shkëmbyer përvoja dhe për të mësuar prej partive me më shumë përvojë.

Postimi i plotë:

Sot pata kënaqësinë që të merrja pjesë në takimin e Këshillit të Aleancës së Konservatorëve dhe Reformistëve në Evropë (ACRE) në Romë të Italisë, ku edhe u konfirmua formalisht anëtarësimi i Partisë Demokratike të Kosovës. Pjesëmarrja në këtë organizatë ombrellë të partive të ngjashme të qendrës së djathtë përbën një hap të madh drejt konsolidimit të marrëdhënieve ndërkombëtare të partisë sonë si dhe ofron mundësinë për të shkëmbyer përvoja dhe për të mësuar prej partive me më shumë përvojë. Ky anëtarësim gjithashtu ia jep mundësinë PDK-së që të mbrojë e promovojë Kosovën në nivel ndërkombëtar duke ndërvepruar me parti anëtare të vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat