Tomë Gashi kërkon 25 milionë euro dëmshpërblim nga shteti i Kosovës

Aktuale

Tomë Gashi kërkon 25 milionë euro dëmshpërblim nga shteti i Kosovës

Nga: N.Sh Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 11:28
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi, sot e ka dorëzuar padinë për kompensim të dëmit kundër Republikës së Kosovës, respektivisht Këshillit Gjyqësor ku ka kërkuar 25 milionë euro dëmshpërblim.

Kjo padi është bërë në emër të familjes Sopa, Teutës, Artinës dhe Ernës të cilat ishin arrestuar, mbajtur në paraburgim dhe akuzuar për vrasjen e Hamdi Sopës, bashkëshortit dhe babait të tyre.

Gashi thotë se, ato u mbajtën në paraburgim 144 ditë, ndërsa nën presion psikik më shumë se 3 vite, por tashmë janë pushuar hetimet kundër tyre.

“Ato ishin viktima të sistemit, të paraburgosura për kinse vrasjen e babait të tyre, respektivisht bashkëshortit Hamdi Sopa-ish Zyrtar për Informim në Zyrën e Kryeministrit të atëhershëm të Kosovës”, shkruan Gashi transmeton gazeta “Bota sot”.

Ja postimi i plotë:

Image

ORGANET E DREJTËSISË KOSOVARE CILËSOJNË VETËVRASJET SI VRASJE DHE VRASJET SI VETËVRASJE, VARËSISHT NGA POZITA QË KA VIKTIMA DHE INTERESAT POLITIKE !

Kështu ndodhi në vitin 2013 me familjen Sopa nga Prishtina, ku pa asnjë bazë ligjore Teuta Sopa, Artinë Sopa dhe Erna Sopa u arrestuan, u mbajtën në paraburgim për mbi 177 (njëqind e shtatëdhjetë e shtatë) ditë dhe u mbajtën nën presion psikik për më tepër se 3 vite, respektivisht 1.411 ditë (një mijë e katërqind e njëmbëdhjetë) deri në pushimin e hetimeve.

Ato ishin viktima të sistemit, të paraburgosura për kinse vrasjen e babait të tyre, respektivisht bashkëshortit Hamdi Sopa-ish Zyrtar për Informim në Zyrën e Kryeministrit të atëhershëm të Kosovës.

Akuzë tepër trishtuese, e qëllimshme dhe pa asnjë fakt.

Sot është dorëzuar padia për kompensim të dëmit kundër Republikës së Kosovës, respektivisht Këshillit Gjyqësor të Republikës së Kosovës, me të cilën do të detyrohen që ti kompenzojnë viktimat e qëllimshme të sistemit të dirigjuar të drejtësisë në shumë prej mbi 25.000.000,00 Euro ( njëzetë e pesë milion euro).

Dikujt ndoshta mund ti duket e tepruar shuma e kërkuar si kompenzim për vuajtje shpirtërore, dëmtim të prestigjit dhe të tjera, por kushdo që mendon kështu le ta paramendoj trishtiminin e këtillë…” se janë duke e arrestuar atë me motrën apo vllaun dhe nënën për kinse vrasjen e babait”. …!!!

Asnjë shumë e parave nuk mund ti shërojë vujatjet e shkaktuara qëllimisht ndaj familjës Sopa.

Ndoshta kjo është bërë që të mbulohet një krim i mëhershëm i sistemit të dirigjuar jurdik, që vrasja e ish drejtorit të AKP-së ( Agjencionit Kosovar të Privatizimit)

Dino Hasanaj në vitin 2012 të duket në opinion si vetërasje.!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat