Stefanoviç: Pranimi i Kosovës në Interpol do të rrezikonte punën asaj organizate profesionale

Aktuale

Stefanoviç: Pranimi i Kosovës në Interpol do të rrezikonte punën asaj organizate profesionale

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 13:59
Interpol

Pranimi eventual i Kosovës në Interpol do të sillte rrezikimin e punës së kësaj organizate profesionale të policisë, ka vlerësuar ministri i punëve të brendshme të Serbisë Nebojsha Stefanoviç, shkruan “Danas”, transmeton “Bota sot”.

Ai në bisedë me ambasadorin çek Tomash Kuht, theksoi se në “mbledhjen e fundit të Kuvendit gjeneral të Interpolit në Dubai është dëshmuar se shumë vende nuk duan që të mbështesin kërkesën e Kosovës, sikur as politizimin e organizatës ndërkombëtare të policisë”.

Në kumtesë më tutje thuhet se Stefanoviç dhe Kuht kanë biseduar në Beograd për bashkëpunimin ndërmjet të dy vendeve në fushën e punëve të brendshme.

Në takim është konstatuar se bashkëpunimi mes policive të dy vendeve është e mira, por ka hapësirë për avancimin e saj, veçanërisht në fushën e luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat