Bedri Istrefi zgjidhet kryeshef ekzekutiv i Telekomit

Aktuale

Bedri Istrefi zgjidhet kryeshef ekzekutiv i Telekomit

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 14:37
PTK

Bordi i Drejtorëve i Telekomit të Kosovës, në mbledhjen e fundit, unanimisht ka vendosur që për pozitën e kryeshefit ekzekutiv të Telekomit të Kosovës të zgjidhet, Bedri Istrefi.

Sipas një komunikate të Telekomit, kjo përzgjedhje është bërë pas një procesi shumë transparent, të udhëhequr nga komisioni i caktuar nga bordi i drejtorëve të Telekomit të Kosovës dhe në përputhje të plotë me ligjin për ndërmarrjet publike.

“Fillimisht, ky komision ka përzgjedhur kandidatët në listën e ngushtë dhe pas intervistimit të tyre ka ardhur në përfundim se kandidati që mori më së shumti pikë nga paneli intervistues për pozitën e kryeshefit ekzekutiv është Bedri Istrefi”, thuhet në komunikatën e Telekomit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat