Ish-mjeku i UÇK-së: Përpjekjet Thaçit për të mbetur i madh në histori, ja ku mund ta kthejnë atë

Aktuale

Ish-mjeku i UÇK-së: Përpjekjet Thaçit për të mbetur i madh në histori, ja ku mund ta kthejnë atë

Nga: N.H Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 20:10
Hashim Thaçi

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi, ka bërë një koment rreth idesë së presidentit Thaci, për nismën e tij për korrigjim të kufijve.

Ai thotë se tash po del se Putin qenka pajtuar për vënien (korrigjimin) e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë pesë vjet më parë.

Ish-mjeku i UÇK-së shton duke thënë se “presidenti Thaçi shkoi te Putini në Paris bash siç shkon capi te kasapi. Dhe ky cap po del sikur të ketë qenë komplet i humbur në kohë dhe hapësirë”.

Sipas Loshit, përpjekjet joparimore të Thaçit për të mbetur i madh në histori, mund ta kthejnë atë në pikën zero.

Ja shkrimi i tij:

Tash po del se Putini qenka pajtuar për venien (korrigjimin) e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë rrum pesë vjet më parë. Do me thënë, presidenti Thaçi shkoi te Putini në Paris bash siç shkon capi te kasapi. Dhe ky cap po del sikur të ketë qenë komplet i humbur në kohë dhe hapësirë. Mjerisht edhe i keqpërdorur nga dy vartësit e Putinit që udhëheqin një shtet putinist në Ballkan. Përpjekjet joparimore të Hashimit për të mbetur i madh në histori, mund ta kthejnë atë në pikën zero, aty ku rrugës se politikës ia mësyu një njeri shumë i vogël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat