LDK i reagon ashpër Thaçit: Bëre veprim të ulët që largove logon e Rugovës

Aktuale

LDK i reagon ashpër Thaçit: Bëre veprim të ulët që largove logon e Rugovës

Nga: N.H Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 20:54
Kryesia e LDK-së dhe Hashim Thaçi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka reaguar ndaj vendimit të presidentit, Hashim Thaçi, i cili së fundi e largoi logon e ‘Dardanisë’ nga Presidenca.

Sipas sekretarit të Përgjithshëm të LDK-së, kjo logo është historia e Republikës së Kosovës.

“Largimi i Llogos me Flamurin Dardan nga Dekoratat, Mirënjohjet, është veprim më se i ulët nga Hashim Thaçi. Kot e ke, Presidenti Historik i Kosovës. Ibrahim Rugova dhe Flamuri Dardan janë vet Historia jonë”, ka shkruar Beqiri në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat