Mushkolaj: SHBA ende nuk po bën presion të lartë për heqjen e taksës

Aktuale

Mushkolaj: SHBA ende nuk po bën presion të lartë për heqjen e taksës

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 21:17
Analisti Imer Mushkolaj

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se SHBA ende nuk po bën presion të lartë për heqjen e taksës.

Mushkolaj në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se qasja e partnerëve qeveritar karshi taksës është një “pat” pozicion.

“Askush nuk po di si të veprojë. AAK po e mbështet taksën, edhe për arsye partiake madje edhe personale siç e ka pranuar vet Haradinaj. Taksa po shkon në favor të AAK-së si parti, pasi ka përfitime të mëdha elektorale. Ndërsa PDK po insiston që taksa të pezullohet për të krijuar përshtypjen që është partia më e madhe në koalicion dhe nuk shkon kundër partnerëve ndërkombëtar siç është SHBA”, tha ai.

Analisti ka thënë se po manipulohet me raportet me SHBA, pasi sipas tij ne jemi aq shtet e vogël sa që nuk mund t’i prishim këto raporte me SHBA.

“Nëse SHBA mund t’i prishë marrëdhëniet me një qeveri është në rregull në këtë rast me qeverinë aktuale, por jo me Kosovën sepse Kosova është produkt i Amerikës.

Sipas Mushkolajt presionet e Amerikës nuk janë aq të mëdha sa po mendohet, pasi herëve të kaluara SHBA ka “mbaruar punë” nga Dragodani.

“E kam një përshtypje se presioni i SHBA nuk është si ai që dinë të bëjnë zakonisht. Ne kemi pasur raste në vitet e kaluara kur presioni i SHBA ka qenë aq i madh sa që nuk kanë pasur nevojë të dërgohen letra nga zyrtarët e lartë, por ka mjaftuar Dragodani që çështjet të zgjidhen”, tha ndër të tjera Imer Mushkolaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat