Kurti akuzon Baton Haxhiun: Pasi bëre dëme në Kosovë, po vazhdon ta bësh të njëjtën në Shqipëri

Aktuale

Kurti akuzon Baton Haxhiun: Pasi bëre dëme në Kosovë, po vazhdon ta bësh të njëjtën në Shqipëri

Nga: A.ZH Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 21:34
Baton Haxhiu

Kryetari i Republikanëve të Kosovës Faton Kurti, ka akuzuar gazetarin Baton Haxhiu, për “ndërhyrje në politikën e Shqipërisë”.

Haxhiu mbrëmë në një emission televiziv, ka deklaruar se se djegia e mandateve nga opozita në Shqipëri, përbën një “funeral të lehtë” të Partisë Demokratike dhe Sali Berishës, të cilin ai e quajti “liderin e saj”.

E duke komentuar këtë, Kurti ka thënë se Haxhiu, pasi ka bërë dëme në politikën e Kosovës, tani po e bën të njëjtën edhe në Shqipëri, përcjell Bota sot.

Sipas Kurtit, Baton Haxhiu, është “megafon” i Edi Ramës dhe Hashim Thaçit.

“Gazetari  "i gjithëditur, megafoni i Ramës dhe i Thaçit" Baton Haxhiu - pasi bëri mjaft dëme në politikën e Kosovës - tani vazhdon ta bëjë të njëjtën edhe në politikën e Shqipërisë!”, ka shkruar Faton Kurti në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat