Mustafa: Koalicioni i tanishëm qeverisës ka rënë në kurthin e vet

Aktuale

Mustafa: Koalicioni i tanishëm qeverisës ka rënë në kurthin e vet

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 23:02
Lideri i LDK-së, Isa Mustafa

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa po konsideron që koalicioni i tanishëm që po udhëheqë me vendin ka rënë në kurthin e vet.

Ai ka treguar se kur kishin lidhur koalicion më parë me PDK-në kishin rënë në ujdi se nuk do të ketë Mocion Mosbesimi, por pavarësisht kësaj ata kishin iniciuar dhe votuar një gjë të tillë.

“Tash unë mendoj që gjithë këto Subjekte Politike ose ky koalicion qeverisës ka rënë në kurth sepse… ka ra në kurthin e vet. Unë tash nuk dëshiroj të kthehem mbrapa dhe të flas se si ata e kanë organizuar Mocionin e Mosbesimit edhe duke e pasur marrëveshjen të nënshkruar me ne që asnjëherë s’do t’iu bëjmë Mocion Mosbesimi, do të thotë e kanë pranuar por është punë e tyre, s’është punë e jona.” – ka thënë Mustafa.

Ai ka treguar se një gjë të tillë nuk po e bëjnë tani, sepse thotë se kanë rrezik t’i humbin zgjedhjet derisa ka shtuar se e dinë që një partner i koalicionit nuk po heqë dorë prej një kërkese që ata po e bëjnë për taksën duke aluduar kështu në kryeministrin Haradinaj.

“Tash s’e bëjnë sepse tani e dinë se në qoftë se e bëjnë kanë rrezik që t’i humbin zgjedhjet. Për arsye se nuk po dalin mirë. Me këtë Qeveri edhe me këtë qeverisje u treguan se janë shumë të dobët, se s’kanë strategji të qeverisjes, se po qeverisin në dëm të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Unë këtë nuk ia dëshirojë vendit tim, e sa nuk do të dëshiroja që ta them sepse do të dëshiroja që gjithmonë të kemi një Qeveri e cila e çon këtë vend përpara.

I kanë rrezikuar marrëdhëniet me Bashkimin Evropian i kanë keqësuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me partnerët tanë strategjik. Kanë problemet se me e bë Mocionin e Mosbesimit sepse e dinë që një partner i koalicionit nuk po heqë dorë prej një kërkese që ata po e bëjnë për taksën.

Ata njëherë deshën të marrin meritat se ata kanë qenë propozues të taksës prej 100%, kur erdhi letra nga SHBA-të pastaj filluan të tërhiqen nga ajo dhe të mos deklarohen në mënyrë eksplicite se e kujt ka qenë ideja dhe kush e ka marrë vendimin. Mirëpo, i vetmi që po i qëndron tani mbrapa këtij vendimi është kryeministri, Haradinaj. Në fakt taksa nuk është vu për Dialogun – të gjithë e dimë atë. Taksa është vu për shkak të dështimit të koalicionit në anëtarësimin në Interpol,” – ka shtuar Msutafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat