Isa Mustafa tregon se a do ta vendoste taksën po të ishte kryeministër

Aktuale

Isa Mustafa tregon se a do ta vendoste taksën po të ishte kryeministër

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 23:11
Isa Mustafa

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka folur rreth çështjes së taksës ndaj Serbisë.

 Mustafa shpjegoi se si do të vepronte lidhur me taksën po të ishte kryeministër.

“Po të  isha kryeministër, nuk do të kisha vendosur për taksën pa u konsultuar me një vend që jemi konsultuar për të gjitha çështjet. Do të bisedoja me SHBA-të si me e kapërcy këtë situatë”, ka thënë ai.

Mustafa ka thënë se duhet të gjendet një zgidhje që taksa ndaj Serbisë mos të largohet.

"Duhet me gjet zgjidhje që taksa të mos hiqet, por duhet qe ti bëhet Serbisë presion të heq dorë nga fushata e fëlliqur që po bën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës”, ka thënë Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat