"Specialja po mbledh informata për figurat kyçe të luftës"

Aktuale

"Specialja po mbledh informata për figurat kyçe të luftës"

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 08:39
Foto Ilustrim

Ky fillimvit është shënuar me ardhjen e disa ftesave nga Zyra e Prokurorisë së Specializuar me seli në Hagë, derisa ftesë nga ky organ i drejtësisë deri më tani kanë marrë rreth 20 pjesëtarë të UÇK-së.

Ndërkohë njohësit e çështjeve të drejtësisë vlerësojnë se Gjykata Speciale si strategji po përdor marrjen në pyetje të një numri të madh të personave, me qëllim që të marrë informacione dhe të dhëna lidhur me mënyrën se si ka funksionuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës, përgjegjësia komanduese në çdo zonë operative të UÇK-së, si dhe informata tjera lidhur me raste që janë me interes për Zyrën e Prokurorit të Specializua.

Prandaj sipas tyre, deri më tani janë ftuar vetëm persona të nivelin më të ulët, përderisa nuk përjashtohet mundësia që ftesë nga Gjykata Speciale të marrin edhe personat, të cilët ishin në krye të UÇK-së e që sot janë në krye të institucioneve të Kosovës/Zeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat