Zëdhënësja ruse: Marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të bëhet në bazë të Rezolutës 1244

Aktuale

Zëdhënësja ruse: Marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të bëhet në bazë të Rezolutës 1244

Nga: F.B Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 09:27
Maria Zakharova

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maria Zaharova, citohet nga “B92” transmeton “Bota Sot” të ketë deklaruar se qëndrimi i Rusisë rreth zgjidhjes së çështjes së Kosovës është I pandryshueshëm.

E pyetur lidhur nëse Rusia do mbështes caktimin e kufijve ai ka thënë se “secila zgjidhje që i përgjigjet dhe pranohet nga populli serb dhe që bazohet në drejtën ndërkombëtare dhe ligjet e brendshme të Serbisë është e pranueshme”.

"Qëndrimi është i pandryshuar. Ai dallon në vendosmëri dhe logjikë. Logjika është e thjeshtë, pyetja si do të zgjidhet kjo situatë  është nëse ajo pranohet dhe i përgjigjet interesave të popullit serb. Ajo po ashtu duhet të jetë e bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe në përputhje me ligjet e brendshme të Serbisë", tha ajo duke shtuar se Rusia mbështet marrëveshjen për caktimin e kufijve të Kosovës nëse ajo është në harmoni me rezolutën 1244 të KS të OKB-së. 

Si ka shkruar Sputnjik, ajo ka potencuar se qëndrimi i Rusisë ka disa komponentë dhe në qasjen e pandryshuar të zgjidhjes së kësaj çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat