Varri i Kosovës tashmë është i hapur - Bota Sot
Varri i Kosovës tashmë është i hapur

Aktuale

Varri i Kosovës tashmë është i hapur

Nga: D.RR Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 11:11
Foto ilustrim

Ish deputeti i LDK-së, Adem Salihaj në një postim në Facebook e ka komentuar raportimin për pikat e marrëveshjes Kosovë – Serbi, të cilat sipas tyre e ndajnë Kosovën.

Salihaj thotë se, është çudi e madhe qëndrimi i SHBA-së që po e përkrah këtë plan, transmeton “Bota sot”.

Ai tutje ka shkruar se në planin ogurzi të Thaçit, janë rreshtuar e gjithë PDK-ja, duke thënë se varri për Kosovën tashmë është i hapur.

Postimi i plotë:

Ky është plani më i tmerrshem që ka mundur dikush ta përgadis për Kosoven, është një plan plotësisht shkatërrues. Shihet se është plan i përgaditur qind për qind nga Rusia, Kina, Serbia dhe armiq të Kosovës. 
Kosovës, përveç të gjitha tjerave, i merret edhe pasuria më e madhe e saj-Trepça.
Habitë pa masë qëndrimi i SHBA-ve dhe presioni i tyre mbi Kosovën për ta pranuar këtë plan. Habitë poashtu qëndrimi i SHBA-ve që ta zgjidhë çështjen e Kosovës bashkë me shtetet proserbe e më antishqiptare Kinën, Rusinë dhe Francën , e jo me aleatët e saj tradicionalë Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe.
Kosova kurrë ska qenë në rrezik më të madh.
Kosova me asnjë çmim nuk duhet ta pranojë këtë plan, edhe sikur kurrë të mos pranohet në OKB dhe BE. 
Për ne, nuk është më i rëndësishëm pranimi në OKB dhe BE , se sa vetë ekzistenca jonë.
Tash, të gjithë le ta shohin veprën shkatërruese të njeriut të shitur te Serbia dhe Rusia e Kina, Hashim Thaçit. Të gjithë po e shohim se edhe krejt PDK-ja, në emër të proamerikanizmit, është radhitur pas këtij plani ogurzi dhe në përkrahje të Thaçit.
Shqiptarët, nëse nuk duan të shkatërrohen përgjithmonë, duhet të reagojnë fuqishëm.
Varri për Kosovën tashmë është hapur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...