Takimi i kryeministrit Haradinajt me biznesmenin e dyshimtë nga India

Aktuale

Takimi i kryeministrit Haradinajt me biznesmenin e dyshimtë nga India

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 11:33
Ramush Haradinaj dhe Chetaan Sandesara

Një biznesmen indian, me bazë në Nigeri dhe që ka një degë biznesi edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u prit nga kryeministri Ramush Haradinaj të premten në Prishtinë. Chetaan Sandesara e njoftoi kryeministrin për interesimin e tij për të investuar në Kosovë.

Ndërkaq, kryeministri Haradinaj mirëpriti interesimin e Sandesaras. Tha se Kosova ka një spektër të gjërë ofertash për investimet e huaja direkte.

“Nga përfaqësuesi i “Sandesara Group” nga Nigeria, Cheetan Sandesara, u njoftova për interesimin për të investuar në sektorin e turizmit dhe të bujqësisë në bashkëpunim me degën e tyre në Amerikë”, u shpreh kryeministri, përmes një njoftimi të publikuar në Facebook të premten. “Kosova ka një spektër të gjerë ofertash për investimet e huaja direkte”.

Mirëpo, biznesmeni që u prezantua nga Haradinaj si “përfaqësues i Sandesara Group nga Nigeria”, ka një histori mashtrimi dhe ikje nga shteti i tij amë, India. Ai dhe familja e tij po përndiqen nga India lidhur me dyshimet për mashtrimin e një konsorciumi të bankave.

Vëllezërit Nitin dhe Chetan Sandesara, të cilët prej vitit të kaluar u larguan nga India, tash kanë bazën në Gujarat të Nigerisë. Ata janë promotorë të Grupit Sandesara.

Byroja Qendrore e Hetuesisë në Indi akuzon Nitin Sandesaran, vëllain e Chetaan Sandesaran dhe familjen e tij për mashtrimin e një konsorciumi të bankave në Indi, me rreth 600 milionë euro.

Familja Sandesara, e cili krijoi një kompani çaji në vitet tetëdhjetë në Indi, më pas u përfshi në një numër biznesesh nga prodhimi i bioteknologjisë tek krijimi i zonave të posaçme ekonomike, portet, termocentralet dhe hotelet.

Tani ata janë duke eksploruar industrinë e naftës dhe gazit në Nigeri./Insajderi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat