Abdixhiku, për shpenzimet në 11 vjetorin e pavarësisë: Qeveria ndau gjysmë milioni për mashtrim

Aktuale

Abdixhiku, për shpenzimet në 11 vjetorin e pavarësisë: Qeveria ndau gjysmë milioni për mashtrim

Nga: Z.B Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 11:40
Lumir Abdixhiku

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, përmes një statusi në Facebook, ka reaguar për shpenzimet e 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Ai ka shkruar se, Qeveria ndau gjysmë milioni për mashtrim.

Abdixhiku ka thënë se për festimin e pavarësisë u pagua dhjetëfish më lirë, e u faturua dhjetëfish më shtrenjtë. 

Postimi i plotë:

Plot 2540 kosovarë duhet të punojnë një vit rresht, nga mëngjesi deri në mbrëmje pa pushim e me kompenzim minimal për mbijetesë, për t’i ndarë nga pagat e tyre 500,000 euro tatim për shtet.

E shteti?

Shteti i tyre, në i thënshin ashtu, i shpërndanë këto 500,000 euro lehtësisht në mashtrim. Dhe atë në festim të pavarësisë. Paguan dhjetëfish më lirë e faturon dhjetëfish më shtrenjtë. Mashtron në lapsa e emblema pavarësie, në parakalim të ushtrisë e në flamur të Republikës. Mashtron në vet deklaratën e pavarësisë - 27,000 euro për shtatë kopje të saj.

Pa marre, publikisht, pa brengë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat