Lista Serbe bënë panik: Institucionet lokale edhe ndërkombëtare në Kosovë urgjent duhet të mbrojnë serbët

Aktuale

Lista Serbe bënë panik: Institucionet lokale edhe ndërkombëtare në Kosovë urgjent duhet të mbrojnë serbët

Nga: F. B. Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 12:55
Lista Serbe

Lista Serbe përmes një kumtese për media ka ftuar përfaqësuesit e institucioneve lokale edhe ndërkombëtare në Kosovë që në mënyrë urgjente të mbrojnë serbët, posaçërisht në Kosovë dhe të arrestojnë kryesit e vjedhjeve në fshatin Vidanje, ku natën e kaluar është plaçkitur familja Vuliçeviq, shkruan “Danas”, transmeton “Bota Sot”.

“Sulmet e këtilla duhet të përballen me dënimin e ashpër të gjithë zyrtarëve, me çka qartë do të dëshmohej dëshira për bashkëjetesë dhe paqe mes popujve”, thuhet në kumtesën e Listës Serbe.

Kjo listë ka vlerësuar se ngritja e tensioneve dhe nervoza e zyrtarëve të Prishtinës ka nxitur mos durimin etnik në Kosovë, që si rezultat gjithnjë e më shpesh sulmohen serbët dhe pasuria  e tyre.

Nga familja Vuliçeviq në fshatin Vidanje te Klina janë vjedhur dy bagëti, një automjet dhe një mëshqerrë, ka njoftuar më herët Zyra e Qeverisë për Kosovë.

Vuliçeviq janë familje 12 anëtarësh, ndërsa edhe më herët kanë qenë viktimë e vjedhjeve në vitin 2006 kur iu patën vjedh dy qenë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat