Paralajmërohet Thaçi: Përgatituni t’i japim përgjigjen që po e kërkon

Aktuale

Paralajmërohet Thaçi: Përgatituni t’i japim përgjigjen që po e kërkon

Nga: N.H Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 16:32
Hashim Thaçi

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Ajet Potera përmes një postimi në Facebook, ka thënë se populli duhet ta ndal të keqën që mban emrin e presidentit Thaçi.

Ai thotë se populli nuk guxon të hesht përballë kësaj gjendje të rëndë të krijuar në vend, ky njeri e ka fut shtetin në qorrsokak.

Në fund, ai bën thirrje që të bëhen përgatitjet t’i jepet përgjigjja që po e kërkon.

Ja postimi i tij:

Popull, duhet të ndalim të keqen e Republikës së Kosovës, kjo e keqe sot e ka emrin hashim thaçi (plus), e kemi obligim ta ndalim. Brenda kësaj Republike ndodhen familjet tona. 

Populli nuk guxon të hesht përballë kësaj gjendje të rëndë të krijuar në vend, ky njeri e ka fut shtetin në qorrsokak.

Përgatituni ti japim përgjigjjen që po e kërkon. Nuk ka shoqëri tjetër në Evropë që do ta kishte toleruar këtë njeri me bandën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat