Imeraj: Hashim, për interesat tuaja nuk vritet lufta e shenjtë dhe e drejtë e UÇK-së

Aktuale

Imeraj: Hashim, për interesat tuaja nuk vritet lufta e shenjtë dhe e drejtë e UÇK-së

Nga: N.H Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 17:47
Hashim Thaçi

Prof.ass.dr. Shkodran Imeraj, përmes një reagimi ka komentuar idenë e të parit të shtetit për korrigjim të kufirit me Serbinë.

Bashkëpunëtori shkencor në Institutin e Historisë - Prishtinë dhe ish nënkryetar i Lidhjes së Historianëve të Kosovës "Ali Hadri" dega në Deçan, shkruan se Thaci nuk duhet ta harroj Reçakun Abrinë, Rrezallën, Pastaselin, Lybeniqin, Qyshkun, Pavlanin, Belegun, Krushen, Mejën, Korenicën, Studimen, Izbicën, Celinën, Rogovën e Hasit, Kotlinën, e mbi 100 vendbanime të tjera anekënd Kosovës, ku u vranë e masakruan me qindra shqiptarë të pafajshëm.

Ja shkrimi i plotë:

Deklaratë Hashim, Kosova nuk shitet, është gjak që nuk falet. Hashim, mos e harro Reçakun Abrinë, Rrezallën, Pastaselin, Lybeniqin, Qyshkun, Pavlanin, Belegun, Krushen, Mejën, Korenicën, Studimen, Izbicën, Celinën, Rogovën e Hasit, Kotlinën, e mbi 100 vendbanime të tjera anekënd Kosovës, ku u vranë e masakruan me qindra shqiptarë të pafajshëm nga ushtria dhe policia serbe, gjersa ju sorollateshit nëpër Tiranë e Evropë. Historinë nuk do të mund ta shlyejnë as marrëveshjet ndërkombëtare dhe as individët e ndryshëm. Historia është regjistruese e ngjarjeve në kohë dhe transmetuese e tyre për brezat pasardhës. Serbia dhe populli serb kanë kryer gjenocid ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Hashim, për interesat tuaja nuk vritet lufta e shenjtë dhe e drejtë e djemve dhe vajzave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Hashim, ndjeje frikën e mallkimit të popullit dhe qindra shpirtrave të pafajshëm që sot e 20 vite më parë nuk iu dihen eshtrat.

Prof.ass.dr. Shkodran Imeraj Bashkëpunëtor shkencor në Institutin e Historisë - Prishtinë dhe ish nënkryetar i Lidhjes së Historianëve të Kosovës "Ali Hadri" dega në Deçan

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat