Armend Zemaj: Mos lejoni që mafia ta shkatërrojë edhe Grykën e Rugovës

Aktuale

Armend Zemaj: Mos lejoni që mafia ta shkatërrojë edhe Grykën e Rugovës

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 17:49
Armend Zemaj

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj i ka dhënë mbështetje iniciativës që të kundërshtohet ndërtimi i një hidrocentali në Grykën e Rugovës.

Zemaj, i cili vije nga Deçani, thotë se qytetarë të Pejës e Dukagjinit, nuk duhet lejuar që “mafia e cila shkatërroi Grykën e Deçanit që degradoi pjesën me zhvillimore të asaj pjese, të shkatërroj tani edhe bukuritë e Rugovës”.

Ai thotë se shumë herë e ka ngritur zërin në Kuvendin e Kosovës, po shton se është ndalur nga grupet korruptive.

“Fatkeqësisht prokuroria ka heshtë. Bëhuni bashkë dhe parandalone një shkatërrim të tillë, i njejti fat e pret edhe grykën e Jasiqit dhe Junikut. Të gjithë në mbrojtje të bukurive natyrore që zoti ia ka falë Pejës, Deçanit, Dukagjinit dhe Kosovës”, ka thënë Zemaj.

Image

Të hënën në sheshin e Pejës është paralajmëruar mbajtja e një proteste në mesditë ku kërkohet që mos të ndërtohet hidrocentral në Lumbardh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat