Publikohet Platforma e Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë (Dokument)

Aktuale

Publikohet Platforma e Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë (Dokument)

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 17:48
Qeveria e Kosovës

Delegacioni shtetëror i Republikës së Kosovës, ka kohë që ka përgatitur platformën 20 pikësh për dialogun mbi marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Platforma iu është dorëzuar krerëve të shtetit dhe kryetarit të Kuvendit, ndërsa, pritet që brenda pak ditësh të shqyrtohet dhe miratohet në Kuvendin e Kosovës.

Kjo platformё paraqet qëndrimin zyrtar të Republikës së Kosovës dhe përcakton parimet, qëllimet dhe pritjet e Republikёs sё Kosovës në procesin e dialogut.

Platformën të cilën e ka siguruar Kp, parasheh 11 parimet të cilat duhet t’i ketë parasysh delegacioni shtetëror, por gjithashtu flet për përfitimet e njohjes reciproke, normalizimin dhe pranimi në BE, krimet e luftёs, personat e pagjetur, viktimat e dhunёs seksuale dhe reparacionet, shfuqizimin e Rezolutёs 1244 dhe mbrojtjën e të drejtave të komuniteteve.

“Procesi i normalizimit dhe marrëveshja eventuale duhet të përfshijë një pranim të qartë, kuptimplotë, të pa kushtëzuar dhe të pakthyeshëm nga Republika e Serbisë të shtetësisë së ligjshme të Kosovës. Kjo përfshinё: a) njohjen e pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës brenda kufijve ekzistues; b) gatishmërinë për të vendosur marrëdhënie diplomatike; dhe c) respektimin e plotë të drejtave të Kosovës si një shtet në të drejtën ndërkombëtare”, thuhet në platformë.

Ndërkohë, konkluzioni i platformës është që Republika e Kosovës është e përkushtuar për bashkëpunim të vazhdueshëm ndërkombëtar mbi parimet e barazisë dhe respektit të ndërsjellë.

“Republika e Kosovës fton Republikën e Serbisë që të shfrytëzoj këtë mundësi dhe të pranojnë realitetet aktuale në një mënyrë që tregon një angazhim të sinqertë drejt progresit konstruktiv. Nga ana e saj, Kosova është e gatshme, si pjesë e marrëveshjes përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht detyruese, për të negociuar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe marrёdhёnie tё mira fqinjёsore me Republikën e Serbisë”, thuhet në konkluzion.

Kjo është platforma e plotë:

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat