Kush është Philip Reeker, zyrtari i lartë i SHBA-së për Çështjet Evropiane

Aktuale

Kush është Philip Reeker, zyrtari i lartë i SHBA-së për Çështjet Evropiane

Beqir Sina - New York Nga Beqir Sina - New York Më 23 shkurt 2019 Në ora: 19:28
Philip Reeker

Diplomati i karrierës Ambasadori Philip Reeker simbas shtypit thuhet se do të zëvendësojë Wess Mitchell si kreu i Byrosë së Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, duke filluar nga 18 marsi, sipas raporteve.

Reeker i cili shërbeu si ambasador i SHBA në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë aktualisht që njihet si Mamaqedonia e Veriut me emrin ri - nga viti 2008 deri në 2011 dhe shërbeu në Departmentin e Shtetit si zëvendës ndihmës sekretar në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike nga 2011 në 2013 pritet të bëhet një zyrtar i lartë për Çështjet Europiane të paktën kështu shkruan shtypi huaj - duke iu referuar gazetës greke Kathemirini.

Philip Thomas Reeker (i lindur më 19 janar 1965) është një diplomat amerikan dhe oficer i shërbimit të jashtëm të karrierës në Departamentin e Shtetit. Ai aktualisht shërben në Komandën Europiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) në Shtutgart, Gjermani, që nga nëntori i vitit 2017. Më parë ai ishte një Konsull i Përgjithshëm i SHBA-së në Milano, Itali nga data 5 shtator 2014. Ai më parë ka shërbyer si Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike nga viti 2011 deri në vitin 2013, dhe si ambasador në Maqedoni nga viti 2008 deri në vitin 2011.

Nga qershori 2007 deri në qershor 2008, ai shërbeu në Ambasadën e SHBA-së në Irak si Këshilltar i Ambasadorit për Çështjet Publike. Ai ishte Zëvendës Shefi i Misionit në Budapest, Hungari nga 2004 deri në 2007. Reeker ishte dhe Zëvendës Ndihmës Sekretar në Byronë e Çështjeve Publike nga 2000-2003. Ai mori çmimin Edward R. Murrow për Përsosmëri në Diplomacinë Publike në vitin 2003 dhe udhëtoi brenda dhe jashtë vendit si zëdhënës i Departamentit të Shtetit, duke dhënë opinione dhe intervista për politikën dhe diplomacinë e jashtme të SHBA-së nga viti 2003 deri në vitin 2004.

Si një oficer i shërbimit të jashtëm të karrierës, Riker më parë ka shërbyer si Drejtor i Marrëdhënieve të Shtypit në Departamentin e Shtetit nga 1999 në 2000; Zyrtar Asistent Informativ në Budapest, Hungari 1993-1996; dhe si Zyrtar për Marrëdhënie me Publikun në Shkup, Maqedoni 1997-1999. Ai ishte zëdhënës i Ambasadorit Christopher R. Hill dhe Marrëveshjes së Rambujesë (bisedimet e paqes për Kosovën).

Lindur në Pensilvani, Reeker u rrit në pjesë të shumta të Shteteve të Bashkuara, si dhe në Australi. Ai mori një BA nga Yale University në vitin 1986 dhe një MBA nga Shkolla Thunderbird e Menaxhimit Global në 1991. Ai është i martuar me Solveig Johnson Reeker.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat