“Kërkesë publike shteteve mike ShBA, Britani, Gjermani: Na mori e zeza!”

Aktuale

“Kërkesë publike shteteve mike ShBA, Britani, Gjermani: Na mori e zeza!”

Nga: A.ZH Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 22:59
Angela Merkel, Donald Trump dhe Thersa May

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, u ka bërë një kërkesë publike shteteve mike të Kosovës, si SHBA-të, Britania dhe Gjermania.

Ai ka kërkuar nga këto vende, që para marrëveshjes me Serbinë, të ndërrmarrin masa që edhe Kosova të themelojë një mekanizëm që merret me ndjekjen e kriminalitetin në vendin tonë.

Miftaraj në postimin e tij në Facebook, ka theksuar se Kosova ka nevojë për të pasur Prokurori.

Reagimi i Miftarajt vie pas raportimeve se kompania e angazhuar për festimet me rastin e 11-të vjetorit të Pavarësisë, nuk i ka kryer të gjitha aktivitetet, përcjell Bota sot.

Reagimi i Miftarajt:

Kërkesë publike shteteve mike si ShBA, UK, Gjermani.

Aman zaman para se me kërku me heq taksën, marrëveshjen me Serbinë apo dicka tjetër, Ju lutemi që të ndërmerrni masa që edhe Kosova ta themelojë një mekanizëm që merret me ndjekjen e kriminalitetit në Kosovë.

Shkurt e shqip, Kosova ka nevojë për me pas Prokurori.

Kosova ka mbet i vetmi shtet në botë që nuk ka Prokurori.

Deri atëherë na mori e zeza!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat