I jepet lamtumira e fundit ish-luftëtarit të UÇK-së Halim Tolaj

Aktuale

I jepet lamtumira e fundit ish-luftëtarit të UÇK-së Halim Tolaj

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 07:25
Halim Tolaj

Sot në Prejlep do t’i jepet lamtumira e fundit ish-luftëtarit të UÇK-së, Halim Tolaj.

Për të nderuar veprën e Tolajt, Komuna e Deçanit organizon mbledhje komemorative.

Njoftimi i Komunës së Deçanit:

Të nderuara familje të Dëshmorëve, Martirëve Veteranë dhe Invalidë të UÇK-së qytetarë të nderuar nga të gjitha viset Shqipëtare.

Ju njoftojmë se është ndarë nga jeta luftëtari e komandanti Halim Tolaj nga Prejlepi i Deçanit i cili tërë jetën qëndroi i palëkundur në idenë shqiptare dhe i palodhshëm në veprim për lirinë e Atdheut.

Komuna e Deçanit në bashkëpunim më OVL-UÇK-së të dielën më 24 .02.2019 në ora 11:00 ,në Sallën e Asamblesë Komunale organizojnë mbledhje Komemorative .

Në ora 13:00 do të behët varrimi në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve të Kombit në fshatin Prejlep.

Pjesëmarrja juaj nderon luftën e shejtë të UÇK-së!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat