Labinot Tahiri: Pasaportën duhet ta dorëzojnë të gjithë ata që votuan demarkacionin

Aktuale

Labinot Tahiri: Pasaportën duhet ta dorëzojnë të gjithë ata që votuan demarkacionin

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 10:04
Labinot Tahiri

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka shpjeguar që ka dorëzuar pasaportat e tij, edhe atë diplomatik edhe të Shqipërisë, në shenjë solidarizimi me studentët që nuk kanë mundësi të dalin jashtë vendit.

Ai thotë se ka humbur shumë aktivitete jashtë vendit, me të cilat ka fituar shumë, por thotë se nuk është penduar për atë që ka bërë.

“Ja konfiskova vetes pasaportën, ja ndalova vetes me dal jashtë, por duke parë të gjithë duke pritur para ambasadave e kam bërë këtë. Ju kam thënë të gjithëve me i dorëzua pasaportat, veçanërisht ata që kanë votuar demarkacionin”, ka thënë ai në Oxygen Show.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat