Vuk Jeremiç në Washington që të heq rrezikun për Kosovën

Aktuale

Vuk Jeremiç në Washington që të heq rrezikun për Kosovën

Nga: F.B. Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 14:31
Vuk Jeremiç

Kryesuesi i Lidhjes për Serbi(SZS) Vuk Jeremiç ka paralajmëruar se javën që vjen do qëndroj në Washington që të heq “rrezikun” se Amerika të parandalojë ndryshimin e pushtetit në Serbi sepse pret që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së deri në fund të vitit, shkruan “Beta”, transmeton “Bota sot”.

Jeremiç ka thënë se ShBA nuk do ta ndryshojnë qëndrimin e tyre në lidhje me pavarësinë e Kosovës, por ata nuk mbështesin bojkotin e institucioneve dhe zgjedhjeve që paralajmëron Lidhja.

"Këto janë dy pikat me të cilat SZS ka qëndrim të kundërt, për këtë shkoj që të prezantoj situatën nga këndi ynë dhe të heq rrezikun se ShBA mund të pozicionohet që të parandaloj ndryshimet në Serbi, ashtu që Kosova të fitoj ulëse në OKB deri në fund të vitit", tha Jeremiç për gazetarë.

Vizita në Washington nuk do të jetë e lehtë, sepse "ShBA llogarit në Vuçiqin", që sipas mendimit të tij përfundohet në dy letrat që presidenti amerikan Donalt Tramp i ka dërguar presidentit serb.

Jeremiç thotë se SZS angazhohet për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në harmoni me kushtetutën dhe rezolutën 1244 të KS të OKB.

"Kundërshtojmë dhe do vazhdojmë të kundërshtojmë anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe përderisa Partia Popullore të jetë në Lidhje, ne politikën tonë në lidhje me Kosovën nuk do ta ndryshojmë", tha Jeremiç që është lider i Partisë Popullore.

Ai theksoi se në lidhje me statusin e Kosovës ka shumë pyetje që duhet të zgjidhen, siç është çështja e pasurisë dhe statusi, garanci e mbrojtjes së kishës ortodokse.

Sipas tij në protestat qytetare po mbahen në rreth 80 qytete dhe “me madhësinë dhe kapacitetin kanë kaluar secilën strukturë".

Ai ka njoftuar se në Amerikë do të ketë takime në Departamentin e Shtetit, Kongres dhe do të mbaj ligjëratë në Akademinë Xhorxhtaun.

Ai po ashtu do iu drejtohet si lider i Partisë Popullore  të rinjve të OKB-së dhe në Çikago do themelojë këshillin e partisë së vetë, sepse si tha "vështirë të ndërtohet Serbia pas ndryshimit të pushtetit pa njerëzit që kanë shkuar".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat