Anton Quni tregon kush duhet të sqarojë vrasjet e pasluftës

Aktuale

Anton Quni tregon kush duhet të sqarojë vrasjet e pasluftës

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 14:32
Anton Quni

Komandanti i Batalionit diverzanto-vëzhgues i UÇK-së në Betejën e Koshares, Anton Quni, duke folur për SHIK-un u shpreh se autoritetet e larta të SHIK-ut janë ato që duhet të kenë informata për vrasjet e pasluftës para çdo institucioni.

“Pas luftës unë nuk e di cila ka qenë ideja e ekzistimit të SHIK-ut, përderisa ka qenë marrëveshja e autoriteteve të Kosovës me autoritetet ndërkombëtare që të shuhen të gjitha institucionet… Unë jam më se i bindur se hierarkia më e lartë e SHIK-ut për t’i heq të gjitha ato dilema që i kemi ne qytetarët. Duhet të jenë të parët që duhet të deklarojnë të bashkëpunojnë me organet e rendit me organet e drejtësisë për të gjitha ato shqetësime që ne na tangojnë. Ndër to janë edhe vrasjet me motive politike. Nëse dikush duhet të dijë rreth këtyre ngjarjeve duhet të dinë autoritetet më të larta të SHIK-ut”, tha Quni në RTV Dukagjini.

Sipas tij, ushtarët që ai ka drejtuar nuk kishin përfituar asnjë informatë për atij shërbimi.

Kurse për Betejën e Koshares tha se në atë betejë  kishin ardhur në afërsi me forcat serbe deri në 20 metra dhe u kishin kërkuar atyre të dorëzoheshin sipas konventave ndërkombëtare.

Ai foli edhe për raportet gjatë luftës mes Tahir Zemajt dhe Ramush Haradinajt, për të cilat tha se ka pasur bashkëpunim, por edhe incidente.

Megjithatë ato nuk mund të merren si referencë për vrasjen e mëvonshme të Tahir Zemajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat