Historiani tregon dallimet që po pengojnë dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

Historiani tregon dallimet që po pengojnë dialogun Kosovë-Serbi

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 18:04
Historiani Nuri Bexheti

Historiani Nuri Bexheti vlerëson se klasa politike në Kosovë, në bisedimet me Serbinë, duhet të ngushtojë sa më shumë dallimet aktuale. Sipas tij nuk mund të hyhet në negociata pa një kompromis të faktorit politik në Kosovë.

I pyetur rreth raportimeve se Prishtina e Beogradi po shqyrtojnë një projektmarrëveshje prej 17 pikash, Bexheti thotë se spekulimet e deritashme shërbejnë në forcimin e pozicioneve të njërës apo tjetrës palë. Sipas tij, një ndarje mes Kosovës e Serbisë në vija etnike do të ishte e dëmshme për të dyja palët.

Bexheti është i bindur se përkundër dallimeve aktuale që ekzistojnë mes Prishtinës e Beogradit është e mundur që 20 vjet pas largimit të ushtrisë serbe nga Kosova, të ndodhë një marrëveshje historike mes Serbisë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat