E thotë profesori: Vetëm në këtë mënyrë, LDK-ja dhe VV-ja e nxjerrin nga pushteti PDK-në

Aktuale

E thotë profesori: Vetëm në këtë mënyrë, LDK-ja dhe VV-ja e nxjerrin nga pushteti PDK-në

Nga: A.ZH Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 19:24
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Opinionisti Binak Maxharraj, ka thënë se dy partitë opozitare në vend, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, janë në rrugë të mirë, për të lidhur koalicionin parazgjedhor.

Ai ka thënë se marrëveshja për koalicion mes LDK-së dhe VV-së, duhet të jetë pa kushte, e jo ta detyrojnë njëra-tjetrën të përkulen para varrit të presidentit Ibrahim Rugova, apo veprimtarit Adem Demaçi, përcjell Bota sot.

Sipas tij, përkuljen sa për sy e faqe e pa zemër e bën vetëm presidenti Hashim Thaçi te varri i Rugovës.

Profesor doktor Maxharraj, ka theksuar se vetëm me program e qëllim të caktuar, LDK dhe VV, do të nxjerrin nga pushteti PDK-në që sipas tij, e ka shkatërruar Kosovën pas luftës.

Reagimi i plotë i Maxharrajt:

Marrëveshjet dhe koalicioni edhe në këtë rast midis LVV-së dhe LDK-së, duhet të bëhet me programe, me strategji zhvillimore. Më një qëllim të caktuar që t’i nxjerrë nga pushteti harabalat që e shkatërruan Kosovën tërë pasluftës.

Çudirat e partive kosovare për përkuljet të varret.

LVV dhe LDK janë në opozitë. Është kjo një opozitë më e madhja që nga pas lufta.

Me gjasë janë në rrugë të mirë që ta lidhin edhe koalicionin parazgjedhor, sepse vetëm kështu qitet jashtë loje PDK-ja, të cilën e sëmuri për vdekje Kadri Veseli.

Marrëveshjet për koalicion midis partive, në këtë rast midis LVV-së dhe LDK-së,  duhet të jenë pa kushte, përkundër qëndrimeve dhe orientimeve partiake.

Është anakronike dhe plotësisht e papranueshme, jo serioze nëse LDK-ja i thotë LVV:

Nëse don koalicion me LDK-në, shkoni e përkuluni para varrit të të madhit Ibrahim Rugova, ose kur LVV-ja i thotë LDK-së: nëse doni koalicion me neve, shkoni e përkuluni te varri i Adem Demaçit.

Që të dyja këto janë marrira dhe çudira kosovare, askush kërkanin nuk mund ta detyrojë të përkulet ndaj dikujt.

Përkuljen sa për sy e faqe, e jo më zemër e bën vetëm Hashim Thaçi te varri i Rugovës, por nuk harron të përkulet edhe te përmendoret e vrasësve tanë serb.

Marrëveshjet dhe koalicioni edhe në këtë rast midis LVV-së dhe LDK-së, duhet të bëhet me programe, me strategji zhvillimore. Me një qëllim të caktuar që t’i nxjerrë nga pushteti harabalat që e shkatërruan Kosovën tërë pasluftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat