Blyta fajëson familjen dhe shtetin në rastin e 16 vjeçares nga Drenasi

Aktuale

Blyta fajëson familjen dhe shtetin në rastin e 16 vjeçares nga Drenasi

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 21:57
Afrim Blyta

Sa i përket rastit me 16-vjeçaren nga Drenasi, Afrim Blyta, specialist i neuropsikiatrisë ka fajësuar më shumë udhëheqjen e shtetit.

“Në raste të tilla si ai i 16-të vjeçares, shteti nuk flet por vepron. Shumë politikanë në këtë rast nuk dinë për politikën dhe shoqërinë. Sistemi duhet të funksionojë me aftësi parandaluese. Këtu dështuan shumë sisteme, së pari familja, arsimi dhe policia - hallkat më të rëndësishme të shtetit dhe shoqërisë”, është shprehur Blyta në “Talk”.

“Rolin kryesor në këtë rast e ka familja sepse fëmijët nuk kanë mbikëqyrjen e duhur. Për dy vjet një 16-vjeçare nuk mund të kalonte fshehurazi dhe askush mos ta dinte. Shteti gjithashtu nuk investon në rininë dhe fëmijët që të kenë siguri”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat