Haradinaj i lumtur, merr një lajm të mirë nga Gjermania

Aktuale

Haradinaj i lumtur, merr një lajm të mirë nga Gjermania

Nga: N.Sh Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 09:13
Ramush Haradinaj, Heiko Maas

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shprehet i lumtur me deklaratën mbështetëse të Gjermanisë që ka dhënë për Kosovën.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, thotë se, ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas e ka vlerësuar lartë angazhimin e Qeverisë për reformat.

“Ky është edhe një rikonfirmim se mbështetja e parezervë e Gjermanisë për Kosovën është rezultat i partneritetit të ngushtë e të sinqertë me shtetin gjerman, si dhe është vendimtar për procesin e liberalizimit të vizave dhe rrugën europiane të Kosovës”, shkruan Haradinaj transmeton gazeta “Bota sot”.

Ja postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Jam i lumtur që të ndajë me ju deklaratën mbështetëse që vjen nga Gjermania mike, për reformat e ndërmarra shtetërore. Në intervistën e dhënë për gazetën gjermane “Stuttgarder Nachrichten”, kushtuar Kosovës, ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas e ka vlerësuar lartë angazhimin e Qeverisë së vendit tonë duke thënë se “Reformat të cilat janë kryer atje janë mbresëlënëse dhe kjo duhet të pranohet.

Ky është edhe një rikonfirmim se mbështetja e parezervë e Gjermanisë për Kosovën është rezultat i partneritetit të ngushtë e të sinqertë me shtetin gjerman, si dhe është vendimtar për procesin e liberalizimit të vizave dhe rrugën europiane të Kosovës.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat