Haradinaj pret në takim rugovasit, shqetësohen për Lumbardhin

Aktuale

Haradinaj pret në takim rugovasit, shqetësohen për Lumbardhin

Nga: N.Sh Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 11:22
Ramush Haradinaj takohet me rugovasit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka pritur në një takim, përfaqësuesit e komunitetit rugovas, të cilët janë të shqetësuar për projektin e ndërtimit të hidrocentralit në Lumbardh.

“Sot kam pritur në takim përfaqësuesit e komunitetit rugovas, të cilët shprehën shqetësimin e tyre rreth projektit për ndërtimin e hidrocentralit në Lumbardh. Njëkohësisht, në takim u shpreh edhe interesimi i këtij komuniteti se në çfarë faze ka arritur procesi i krijimit të Trupës së Përbashkët Punues për Rishiqimin dhe Korrektimin e sektorëve në drejtim të Çakorrit dhe Kullës së Zhlepit, ashtu siç është paraparë në deklaratën e përbashkët të dy presidentëve të nënshkruar në Podgoricë më 16 shkurt 2018. Për këtë Komisioni Shtetëror për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi konfirmoi se është në proces të punës dhe në afat optimal do të formohet edhe Trupi i Përbashkët Punues për Shënjimin e vijës kufitare Kosovë-Mal i Zi”, shkruan Haradinaj transmeton gazeta “Bota sot”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat