Shqetësimi për ndërtimin e hidrocentralit në Lumbardh, rugovasit takojnë Haradinajn

Aktuale

Shqetësimi për ndërtimin e hidrocentralit në Lumbardh, rugovasit takojnë Haradinajn

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 12:02
Shqetësimi për ndërtimin e hidrocentralit në Lumbardh, rugovasit takojnë Haradinajn

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar sot përfaqësuesit e komunitetit rugovas, të cilët ia kanë shprehur shqetësimin e tyre rreth projektit për ndërtimin e hidrocentralit në Lumbardh.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se në takim u shpreh edhe interesimi i këtij komuniteti se në çfarë faze ka arritur procesi i krijimit të Trupës së Përbashkët Punues për Rishiqimin dhe Korrektimin e sektorëve në drejtim të Çakorrit dhe Kullës së Zhlepit, ashtu siç është paraparë në deklaratën e përbashkët të dy presidentëve të nënshkruar në Podgoricë më 16 shkurt 2018.

“Për këtë Komisioni Shtetëror për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi konfirmoi se është në proces të punës dhe në afat optimal do të formohet edhe Trupi i Përbashkët Punues për Shënjimin e vijës kufitare Kosovë-Mal i Zi”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat