Kosova dhe Malajzia do të thellojnë bashkëpunimin në fusha të ndryshme

Aktuale

Kosova dhe Malajzia do të thellojnë bashkëpunimin në fusha të ndryshme

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 16:21
Kosova dhe Malajzia do të thellojnë bashkëpunimin në fusha të ndryshme

Zëvendësministri i MBPZHR-së Mevludin Krasniqi ka pritur sot në takim ambasadorin e ri jo-rezident të Malajzisë në Kosovë, Abdul Malik Melvin Castelino, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e dy shteteve në sfera të ndryshme dhe shkëmbimin e përvojave në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë.

Me këtë rast, zëvendësministri Krasniqi njoftoi diplomatin Melvin për politikat mbështetëse të ministrisë dhe projektet që do të zbatohen për të mbështetur prodhuesit bujqësorë në përgjithësi.

Ndërsa, ambasadori i Malajzisë foli në lidhje me zhvillimet që ka pasur sektori i bujqësisë në vendin prej nga ai vjen, duke thënë se edhe vendi i tyre ka kaluar nëpër këto faza zhvillimi.

Me këtë rast, palët u dakorduan të intensifikojnë bashkëpunimin reciprok dhe se në një të ardhme të afërt të zyrtarizojnë marrëveshje bashkëpunimi në sfera të ndryshme, si në investime konkrete të bizneseve malajziase në Kosovë, ashtu edhe në shkëmbimin e përvojave në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat