Vjosa Osmani dhe Evgjeni Thaçi përplasen keq në komision

Aktuale

Vjosa Osmani dhe Evgjeni Thaçi përplasen keq në komision

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 17:37
Vjosa Osmani dhe Evgjeni Thaçi

Mbledhja e sotme e Komisionit për Punë të Jashtme ka kaluar me tensione dhe përplasje mes anëtarëve të këtij komisioni.

Në këtë mbledhje, ku u shqyrtua platforma për dialogun me Serbinë, ka shpërthyer përplasja ndërmjet kryetares së këtij komisioni, Vjosa Osmani dhe deputetes së PDK-së, njëherësh, mbesa e presidentit Hashim Thaçi, Evgjeni Thaçi.

Kjo e fundit ka kërkuar nga kryetarja e komisionit që të mos vonohet dhe ta hedhë për votim Projektligjin për kompetencat e delegacionit shtetëror, por kjo ka shkaktuar reagimin e Vjosa Osmanit, e cila i është drejtuar Evgjeni Thaçit me fjalët se ajo është njeri i fundit që i tregon se si udhëhiqet komisioni.

Osmani nuk e ka lënë me kaq dhe i ka kërkuar deputetes Thaçi të mësojë kulturën e debatit.

Deputetja Thaçi i është kundërpërgjigjur Osmanit me fjalët se ajo është personi i fundit që mund ta mësoj se çfarë është debati, pasi sipas saj, Osmani nuk ka kulturë elementare.

Ndërkaq, deputetja e LDK-së tha se ajo nuk ka faj që për arsye personale deputetja Thaçi merret me temën e dialogut. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat