Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka cituar nenin 1.3 të Kushtetutës së Kosovës, teksa kundërshton idenë e korrigjimit të kufijve.
Neni 1.3 i Kushtetutës së vendit, thotë se: “Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti”.
Krasniqi për këtë thotë se “Ma qartë, veç lodhesh”, duke e kundërshtuar idenë e shkëmbimit të territoreve.
Ja postimi:
Neni 1.3 (Përkufizimi i shtetit)
Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti.