Profesori ndërkombëtar thërret Haradinajn, LDK-në dhe VV-në të bashkohen kundër Thaçit

Aktuale

Profesori ndërkombëtar thërret Haradinajn, LDK-në dhe VV-në të bashkohen kundër Thaçit

Nga: N.H Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 22:25
Hashim Thaçi

Profesori ndërkombëtar, Enver Bytyçi përmes një postimi në Facebook ka bërë një koment rreth zhvillimeve të fundit në vend, me theks të veçantë rreth mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme e cila ka kaluar me tensione dhe përplasje mes anëtarëve të këtij komisioni.

Në këtë mbledhje, ku u shqyrtua platforma për dialogun me Serbinë, ka shpërthyer përplasja ndërmjet kryetares së këtij komisioni, Vjosa Osmani dhe deputetes së PDK-së, njëherësh, mbesa e presidentit Hashim Thaçi, Evgjeni Thaçi.

E lidhur më këtë, Bytyçi ka thënë se Osmani e vendosur për ta mbrojtur territorin e Kosovës, ka kërkuar që në platformë të mos nënkuptohet ruajtja e integritetit territorial të vendit përmes formulës për zbatimin e kushtetutës.

Përmes një shkrimi të gjatë Bytyçi ka nënvizuar se, “është mirë që kryeministri Haradinaj, bashkë me Vetëvendosjen dhe Lidhjen Demokratike të bashkohen e të votojnë një rezolutë në të cilën t’i ndalohet rreptësisht Hashim Thaçit e kujtdo tjetër të punojnë, të flasin, të deklarohen, të bisedojnë dhe të agjitojnë për ndryshimin e kufijve të Kosovës”.

Ndërsa, në fund, i ka bërë me dije se duhet të përjashtohen Mogherinin e Johannes Hahn nga drejtimi i negociatave.

Ja postimi i tij:

Sot Vjosa Osmani ka debatuar me mbesen e Hashim Thaçit, Evgjeni Thaçi, sa i perket platformës së bisedimeve me Serbinë të formuluar nga qeveria e Kosovës për ta paraqitur në Kuvend. Vjosa, e vendosur për ta mbrojtur territorin e Kosovës, ka kërkuar që në platfotrmë të mos nënkuptohet ruajtja e integritetit territorial të vendit përmes formulës për zbatimin e kushtetutës, por të përcaktohet qartë se “Askujt nuk i lejohet të diskutojë me Serbinë ndryshimin e kufijve dhe territorit të Kosovës”. Por Evgjenia i ka kërkuar kryetares së Komisionit për Politikë të Jashtme, pra Vjosës, që ta hedhë në votim rezolutën siç është. Ky episod ngre tri çeshtje: 1. Pse rezoluta e qeverisë nuk e ndalon qartë dhe prerë diskutimin në dialog të kufijve të Kosovës?

A kanë rol këtu ministrat e Thaçit në qeveri? Dhe a mundet që këtë proces ta parandalojë thirrja në zbatimin e kushtetutës së vendit? Unë besoj se referimi te kushtetuta nuk e ndalon Thaçin ta copëtojë Kosovën. Sepse do të thoshte “Kjo është marrëveshje, e cila do të ratifikohet në parlament. Dhe nëse parlamenti ndryshon kushtetutën, atëherë marrëveshja e ndarjes së Kosovës do të hyjë në fuqi”! Kjo intrigë e Hashim Thaçit duhet evituar. Vjosa Osmani duhet dëgjuar! Asaj duhet t’I iashkohen edhe deputetët e Partisë Demokratike në komision. Të gjithë duhet të bëhen bashkë kundër përpjekjeve të Hashim Thaçit për ta shit Kosovën dhe territorin e saj! Ky është kulmi i armiqësisë së presidentit të Kosovës kundër vendit të tij. 2. Fakti që mbesa e Hashimit, Evgjenia, merr primatin e drejtimit të debatit në komision dëshmon se deputetët e tjerë të Partisë Demokratike nuk duan të baltosen në krah të iniciativës së presidentit Thaçi për ndarjen e Kosovës.

E vetmja kamikaze e presidentit ka mbet mbesa e tij, e cila e mbron me insistim xhaxhain e saj në aventurën armiqësore të ndarjes së Kosovës. 3. Debati i sotëm në komision për çeshtjen e dialogut ka vënë përballë njëri tjetrit familjen Thaçi me deputeten më të votuar të Lidhjes Demokratike, Vjosa Osmanin, si dhe përkrahësit e ruajtjes së integritetit të Kosovës.

Eshtë mirë që kryeministri Haradinaj, bashkë me Vetëvendosjen dhe Lidhjen Demokratike të bashkohen e të votojnë një rezolutë në të cilën t’i ndalohet rreptësisht Hashim Thaçit e kujtdo tjetër të punojnë, të flasin, të deklarohen, të bisedojnë dhe të agjitojnë për ndryshimin e kufijve të Kosovës. Bëhuni bashkë, nëse e keni seriozisht mbrojtjen e territorit, sovranitetit dhe shtetit të Kosovës. Bëhuni bashkë së pari kundër kreut të shtetit të Kosovës e më pas kundër Serbisë! Mos pranoni qeveri gjithëpërfshirëse. Edhe kjo është intrigë e Hashim Thaçit. Ose qeveri antiThaçi, ose zgjedhje të reja! Rrugë të mesme nuk ka e nuk mund të ketë! Shtoni në rezolutë edhe një çeshtje: Përjashtojeni Mogherinin e Johannes Hahn nga drejtimi i negociatave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat