Gjini: Politikanët e Kosovës shkunden kur e dëgjojnë Haradinajn

Aktuale

Gjini: Politikanët e Kosovës shkunden kur e dëgjojnë Haradinajn

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 22:29
Adrian Gjini

Kryetari i Gjakovës dhe zyrtari i lartë i AAK-së, Ardian Gjini ka thënë se shumica e politikanëve në Kosovë nuk janë mësuar të mendojnë vet.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Gjini ka thënë se shumica e politikanëve në vend shkunden kur e dëgjojnë kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj.

Ai ka përmendur edhe reagimet e Vuçiqit për emërimin e ministres së Bujqësisë dhe deklaratat e kancelarit Kurz, për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi.

Postimi i plotë i Gjinit:

Reagimi i Kryetarit të Serbisë në lidhje me emërimin e Ministres së Bujqësisë së Kosovës, përpos tjerash tregon edhe qasjen e qeverive të mëparshme të Kosovës ndaj Serbisë. Po duket se Vuçiq ka qenë mësuar të vendosë se kush do të jenë ministrat Serb të Kosovës. Tani po duket qesharak.

Deklaratat e Kancelarit Austriak Kurz, poashtu dëshmojnë diçka për qeveritë e Kosovës. Ato kanë lejuar që kushdo të flasë për territorin, për rregullimin kushtetues e për çkado tjetër për vendin tonë. Thuajse edhe vet ne besonim se shtetin e kemi për mahi.

Si rrjedhojë, nuk do mend se shumë politikanë të Kosovës (sidomos ata e ato që nuk përfaqësojnë asnjë fuqi as elektorale as ideologjike) shkunden krejt kur e dëgjojnë kryeministrin Haradinaj të mbajë qëndrim shtetërorë. Thjesht nuk janë mësuar të mendojnë vet. Kanë lundruar me vite, pa orientim, kah fryn era. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat