Thaçi: Kush e prek Ujmanin, e prek kombin shqiptar

Aktuale

Thaçi: Kush e prek Ujmanin, e prek kombin shqiptar

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 22:50
Hashim Thaçi

Presidenti Thaçi garantoi se asnjë marrëveshje me Serbinë nuk do të prekë asnjë centimetër të Kosovës.

Sipas tij, nuk do të ketë kufij me baza etnike.

“Nuk do të ketë cenim të pasurive shtetërore të Kosovës. Trepça ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë pronë e Kosovës. Edhe bashkimi i qytetit të Mitrovicës do të ndodhë. Edhe Ujmani ka qenë dhe do të mbetet pronë e Kosovës”, ka shtuar Thaçi.

“Unë e kam vizituar dhe njerëzit mendojnë se kam shkuar për të shëtitur. Jo. Ka qenë mesazh i qartë që ai që e prek Ujmanin, prek kombin shqiptar. Dhe nuk ndahet mirë” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat