Reagon ish-presidenti Sejdiu: Serbia nuk është shtet që falë, duhet të kemi kujdes me korrigjimin e kufijve

Aktuale

Reagon ish-presidenti Sejdiu: Serbia nuk është shtet që falë, duhet të kemi kujdes me korrigjimin e kufijve

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 23:03
Fatmir Sejdiu

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka thënë se Kosova duhet të ketë kujdes lidhur me idenë e “korrigjimit të kufijve” me Serbinë.

“Serbia nuk është shtet që fal asgjë, është shtet që dëshiron të grabisë, prandaj me këtë (korrigjimi i kufijve) duhet të kemi kujdes”, ka thënë Sejdiu, për RTK3.

Sejdiu i ka parë si pozitën ashtu edhe opozitën me përgjegjësi karshi proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova.

“Në një vend janë përgjegjës edhe pozita e edhe opozita për mbarëvatjen e çështjeve dhe politikave shtetërore. Respektimi i Kushtetutës duhet t’i bashkojë të gjithë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat