Belegu thotë se taksa nuk do të hiqet për t’u bërë pazar me kufijtë

Aktuale

Belegu thotë se taksa nuk do të hiqet për t’u bërë pazar me kufijtë

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 23:36
Ramush Haradinaj dhe Erolld Belegu

Këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Erolld Belegu ka thënë se Bashkimi Evropian e ka humbur çdo kredibilitet për ndërmjetësim në dialogun Kosovë – Serbi.

Belegu në RTV Dukagjini, ka thënë se është për t’u çuditur se populli e bizneset janë kundër heqjes së taksës e politikanët mbështesin heqjen e taksës.

Këshilltari i kryeministrit ka thënë se pas vendosjes së taksës, është e dukshme se shumë kompani vendore kanë rritur shitjet dhe kanë shtuar numrin e të punësuarve.

Belegu ka thënë se deri më tani nuk ka ndonjë element që Serbia po i plotëson kushtet për largimin e taksës nga ana e Kosovës.

“Nëse dëshiron dikush që taksa të hiqet për t’u bërë pazare me kufijtë, ajo nuk do të hiqet. Taksa është për parandalimin e pazareve me Serbinë. Sepse tash po shihet, pas këtyre dokumenteve që po rrjedhin po të mos ishte taksa ndoshta ky muhabet do të kishte mbaruar. Ky insistim aq i madh se marrëveshja ka qenë gati dhe taksa e ka ndalë këtë marrëveshje, duket se ka pasur diçka. Edhe pse zyrtarisht askush nuk është deklaruar se ka pasur marrëveshje”, tha ndër të tjera Eroll Belegu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat