Kosova po tkurret me marrëveshjen e fshehtë Thaçi-Vuçiq, ja sa kilometra katrorë i takojnë Serbisë!

Aktuale

Kosova po tkurret me marrëveshjen e fshehtë Thaçi-Vuçiq, ja sa kilometra katrorë i takojnë Serbisë!

Nga: N.Sh Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 08:01
Ilustrim me hartë

Profesor dr. Binak Maxharraj thotë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi peshon rëndë, sa 592 km2.

Kjo sipas tij, pas marrëveshjes famëkeq dhe misterioze me Serbinë, që kufijtë e Kosovës do të zvogëlohen në 5.750 klm2.

Maxharraj përmes një postimi në Facebook, thotë se për të shpëtuar nga Gjykata Speciale, Thaçi po ia dhuron Serbisë tokën më të bëgatë të Kosovës, e cila është e pasur me xehe.

Ja postimi i plotë:

PESHA E HASHIM THAÇIT E RËNDË SA 592 KLM/2 TOKË KOSOVE

Pas Marrëveshjes famëkeqe dhe misterioze e Kosovës më Serbinë, kufijtë e Kosovës do te zvogëlohen nga 11.000 klm/2 në 5.750 klm/2/

Sipas kufijve të sotit Kosova ka nja 11.000 klm/2, kufijë këta më te cilët e kemi shpallë pavarësinë ne vitin 2008 dhe ne te cilët na kanë njohtë mbi 116 shtete te botës.

Por, pasiqë Kalorësi i vetmuar Presidenti Hashim Thaçi i ka hy një rrugëtimi fatal për ta nda Kosovën më Serbin me qellim për të shpëtuar vetën nga Gjykata Speciale, duhet sipas Marrëveshjeve qe po flitet me ja dhanë Serbisë hiç më pak së 592 klm/2 dhe mu atë pjesën më të begatët me xehe të cilën Serbia e shihte ne ëndërr.

Por, pse më ba dallime. Nuk është vetëm Presidenti Hashim Thaçi të cilin po e lypë Haga, ka edhe shumë te tjerë Komandante qe po intervistohen nga Gjykata Speciale. Është e ndershme qe edhe për këta të akuzuar Kosova te rrudhet edhe më shumë duke dhanë tokë për ta. Nëse, bie fjala Kosova jepë tokë Serbisë për me i shpëtuar nja 15 të tjerë të akuzuar nga Haga do te duhej thanë edhe 5.250 klm/2.

Kjo do të na çonte në një përfundim se për ti shpëtuar këta 15 komandat se bashku me Presidentit do te duhej me ja dhanë Serbisë 5.250kl/2 tokë Kosove.

Kjo do te shtinte në përfundim hipotetik vetëm se pas neshkrimit të Marrëveshjes përfundimtare më Serbinë Kosovës do ti mbeteshin vetëm 5.750 klm/2.

Shikoni pra se deri ku na qonë mendja e prishur, sakat ne kokë, e Presidentit të shitur, agjentit ruso-serb në zvogëlimin, rrudhjen e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat