Lajm i mirë për Kosovën, emërimi i Philip Reeker përgjegjës për Ballkanin

Aktuale

Lajm i mirë për Kosovën, emërimi i Philip Reeker përgjegjës për Ballkanin

Nga: N.Sh Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 09:19
Philip Reeker

Analisti politik Ilir Ibrahimi, e ka cilësuar si lajm të mirë emërimin e Philip Reeker në pozitën me përgjegjësi për rajonin e Ballkanit.

Sipas tij, ky është një shembull i përkushtimit amerikan për të zgjidhur çështjet e mbetura në rajon.

Ibrahimi thekson se, interesat strategjike amerikaen janë të qarta, për ata që duan me i lexu, andaj, rreshtimi përkrah tyre sipas tij, është veprim i mençur dhe strategjik, ndërsa kundërshtimin i tyre vjen me pasoja.

Ja postimi i plotë:

Emërimi i Philip Reeker në pozitën me përgjegjësi për rajonin e Ballkanit është edhe një shembull i përkushtimit amerikan për të zgjidhur çështjet e mbetura në këtë rajon.

Kjo do të duhej të shuante zërat se Washingtoni po udhëhiqet nga një politikë konspirative që ka për synim dëmtimin e Kosovës. Përkundrazi, Washingtoni nuk ka qenë kaq i angazhuar me rajonin që nga administrate e George W.Bush.

Interesat strategjike amerikane janë të qarta për ata që dojnë ti lexojnë. Rreshtimi përkrah këtyre interesave është veprim i mençur dhe strategjik. Kundërshtimi i tyre vjen me pasoja.

Liderët politikë kosovarë nuk mund të mjaftohen vetëm me deklaratat “ne e duam Amerikën”.

Duhet dëshmuar që ata nuk i cenojnë interesat strategjike të partnerit strategjik dhe si rezultat edhe interesave të vendit tënd.

Fatkeqësisht liderë të tillë këto ditë po mungojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat