A po e dërgon Amerika në Ballkan “njeriun që kryen punë"?

Aktuale

A po e dërgon Amerika në Ballkan “njeriun që kryen punë"?

Nga: F.B. Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 09:27
Philip Reeker

Diplomat dhe njohës i mirë i çështjeve në Ballkan, amerikani Philip Reeker do të duhej të zëvendësonte në postin e ndihmës sekretarit shtetëror të ngarkuar për Evropë dhe Euroazi Ves Michel, shkruan portali grek “Krisismonitor” transmeton “Bota sot”.

Ai po vjen në këtë funksion edhe me bekimin e ambasadorit amerikan në Greqi, shkruan portal grek duke shtuar se Reeker është shumë i afërt me qëndrimin grek dhe luftëtar i thellimit strategjik të raporteve ShBA- Greqi.

Si rrjedh nga karriera e tij, biografia dhe paraqitjet publike, ai punon në forcimin e raporteve mes Greqisë dhe ShBA-ve si dhe zgjerimin e lidhjeve ekonomike dhe në fushën e mbrojtjes.

Një nga detyrat e tij, do të jetë po ashtu udhëheqja me procesin e normalizimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë, procesin e bashkëngjitjes së Shqipërisë në BE dhe konsolidimin e doktrinës së re gjeo-ekonomike të ShBA-ve në Lindjen e afërme dhe vendet lindjes së mesme.

Si njohës i temave kyçe në regjion nga dora e parë Reeker vlerësohet si njeri që “kryen punë”, që forcon perspektivën e realizimit të rrjetit të gazit dhe lidhjen e rrjetit energjetik grek me Ballkanin.

Reeker (54) në vitin 1999 ishte përfaqësues për media i të dërguarit amerikan Kristofer Hill në bisedimet për Kosovën në Rambuje, nga viti 2008 deri në vitin 2011 ishte ambasador i ShBA-ve në Maqedoni, ndërsa nga 2011 deri 2013 zëvendës ndihmës sekretar për Evropë dhe Euroazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat