“Blerim Shala dhe Halil Matoshi - na fshinë Serbia, Zahir Pajaziti: Këtyre vetëm plumbi në lule të ballit u vjen hakut”

Aktuale

“Blerim Shala dhe Halil Matoshi - na fshinë Serbia, Zahir Pajaziti: Këtyre vetëm plumbi në lule të ballit u vjen hakut”

Nga: N.Sh Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 13:02
Halil Matoshi dhe Blerim Shala

Sali Rexhaj, ish-aktivist politik në Kosovë, tani mërgimtarë në Zvicër, përmes një postimi në Facebook, ka treguar për një ngjarje e cila ka ndodhur në vitin 1992 në mbledhjen e kryesisë së Partisë Parlamentare të Kosovës.

Rexhaj, ka përmendur një deklaratë të Blerim Shalës, i cili ka theksuar në atë kohë se, Kosova nuk ka përkrahje prej askujt për pavarësi, ndërsa ka shtuar se, “nëse hapim luftë, Serbia na fshinë nga faqja e dheut”.

E pas kësaj, Rexhaj pohon se, ka fol Halil Matoshi, i cili ka thënë se, Rugova na morri në qafë. “Po çfarë jave o Blerim. Serbia na e shkardhën nenën për një minutë”.

Pas këtyre, sipas rrëfimit të Sali Rexhajt, ka reaguar ish-komandanti i UÇK-së, Zahir Pajaziti, i cili ka shtuar se, “këtyre vetëm plumbi në lule të ballit u vjen hakut”.

Ja postimi i plotë:

Ironia e fatit!

Si sot po me tingëllojnë ne vesh fjalët e Blerim Shalës ne mbledhje te kryesisë se Partisë Parlamentare te Kosovës ne fund te vitit 1992:

-Dorën ne zemër, nuk kemi përkrahje për pavarësi nga askush. Nëse hapim lufte, na fshin Serbia nga faqja e dheut për një jave dite.

Pastaj kërcente Halil Matoshi:

-Na mori Rugova ne qafe. Po çfarë jave o Blerim. Serbia na e shkardhën nënën për një minutë.

Kurse Zahiri i cili nuk e merrte kurrë fjalën, thoshte me ze te ulet.

-Këtyre vetëm plumbi ne lule te ballit u vjen hakut.

....

E sot Zahiri han dhe i vrare ne tradhti kurse Lila e Blerimi këshilltar te kryeministrit e presidentit, liderëve te dale nga lufta.

Dorën ne zemër, siq thotë Blerlim, Thaqi 2000 kilometra large frontit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat