Haradinaj: Nëse njohja nga Serbia është kusht për dhënie të territorit, mundemi edhe pa njohje

Aktuale

Haradinaj: Nëse njohja nga Serbia është kusht për dhënie të territorit, mundemi edhe pa njohje

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 15:12
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj edhe sot është shprehur i palëkundur nga qëndrimi i tij për taksës ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe atyre nga Bosnje Hercegovina. Madje, ka refuzuar të komentojë një deklaratë të presidentit, kur ky i fundit kishte thënë se taksa po e rrezikon shtetin. Ndërsa, ka deklaruar se nëse kushtëzohet njohja me dhënien e territorit, më mirë është mos ketë fare marrëveshje.

I pari i ekzekutivit, Ramush Haradinaj ka komentuar paralajmërimin e presidentit Hashim Thaçi, se nëse nuk përkrahet nga Kuvendi marrëveshja me Serbinë për bashkimin e Preshevës, do të japë dorëheqje.

Haradinaj ka thënë se Kushtetuta nuk lejon të ketë pretendime territoriale. Ai tha se bënë edhe pa marrëveshje.

Haradinaj:  Nuk e di se në çfarë konteksti e ka shpjeguar presidenti çështjen e Luginës

“Ne e kemi një kufi Kosovë-Serbi janë kufijtë të pranuar edhe prej Serbisë, të respektuar, se ata patrullohen në të dy anët, nuk e di se në çfarë konteksti e ka shpjeguar presidenti çështjen e Luginës së Preshevës, por me kushtetutën e vendit tonë, nuk kemi pretendime territoriale edhe kuptohet nuk e kërkojmë njohjen duke dhënë territor, pra nëse çmimi për njohje është me dhënë territor, nuk kemi nevojë për njohje, mundemi me prit ende, pra mundemi edhe pa marrëveshje”, ka thënë Haradinaj.     

Ai edhe një herë është shprehur i pa lëkundur nga qëndrimi i tij, për taksën ndaj produkteve serbe. Ndërsa ka refuzuar ta komentojë një deklaratë të presidentit se taksa po e rrezikon shtetit, por ka përsëritur se e do presidentin.

Haradinaj: Presidentin e dua shumë

“Presidentin e dua shumë edhe mendimi i tij është për t’u respektuar, nuk kom ndonjë koment”, ka thënë ai.

Shefi i Qeverisë, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë tha se shpreson që sa më shpejt të anulohet taksa, por, për këtë, sipas tij, nevojitet një kontratë për njohje reciproke dhe se e njëjta nuk bazohet në ndryshim të kufijve dhe të territoreve.

Ai tha se kërkesës për pezullim të taksës po i mungojnë dy elemente.

Haradinaj: Kërkesës për pezullim po i mungojnë dy elemente

“Pra janë dy elemente që po i mungojnë kërkesës për pezullim, është kontrata vet, kualiteti i kësaj kontrate, çfarë është kontrata, marrëveshja që do të merren vesh Kosova e Serbia dhe është aspekti kohor. Për Serbinë deri më tani është shfrytëzuar, pra një proces i dialogut, me dobësu Kosovën edhe me bo i dëm Kosovës. Ne nuk preferojmë më tutje që procesi i tillë me na kushtu vetëm neve, na kushton dy palëve, dhe të vetëdijesohemi të dy palët. Pra, jemi për me u rikthy dialogu, sa më shpejt, pa e lidhur me taksën, jemi për me arrit tek një marrëveshje obligative ligjore, gjithëpërfshirëse  për njohje reciproke Kosovë-Serbi, mirëpo jo për një marrëveshje që e ka për bazë, apo merr për bazë ndryshimet e kufijve të territoreve. Kjo është kthim prapa, hapja e çështjes së kufijve dhe territoreve në Ballkan është pikërisht ajo që ne e dimë, agjendë e Vladimir Putinit, pra për me mbajt Ballkanin hapur, se askush nuk të garanton kur të hapet një kufi çka ndodh me të pastaj. Dhe hapja e kufijve nuk mendoj që është hapje e thjesht, hapje e mbyllje, por është hapje, kriza edhe tragjedi”, tha Haradinaj.

I pyetur në lidhje me rastin e djeshëm, ku kryeinspektori Basri Ibrahimi nuk lejohet të bëjë inspektime në vendin ku humbi jetën 22 vjeçari nga Mushtishti, Haradinaj tha se nuk është i informuar rreth kësaj çështje.

Haradinaj: Nuk e kam parë këtë video

“Nuk e kam parë, do ta pyes ose Policinë ose ata që merren me këtë punë se si është tema. Dikush duhet të merret me të, ose Prokuroria, ose dikush nëse ka ndodh ndonjë mos respektim  i çfarë do të drejte, atëherë duhet me vepru policia, prokuroria, shpresoj që e kanë parë ata, prokuroria, policia duhet t’i ndërmarrim veprimet”, ka thënë ai.

‘Hapja e kufijve në Ballkan agjendë e Vladimir Putinit’

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi sot se është i interesuar të vazhdojë dialogu, por jo me ndryshim të kufijve dhe agjendë të Vladimir Putinit.

Ai këto komente i bëri pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ku tha se Prishtina zyrtare nuk dëshiron të ketë kthim mbrapa sa i përket kufijve.

"Shpresojmë që sa më shpejt të anulohet taksa, por përderisa nuk kemi një kontratë në tavolinë, nuk kemi pse ta shqyrtojmë pezullimin. Serbia deri më tash ka shfrytëzuar dialogu ta dëmtojë Kosovën. Nuk duhet me na kushtëzuar vetëm neve, jemi për t’u rikthyer në dialog dhe të kemi marrëveshje finale, por të mos ketë për bazë ndryshimin e kufijve, nuk dëshirojmë kthim prapa. Hapja e kufijve në Ballkan është agjendë e Vlladimir Putinit. Me Kushtetutën e vendit tonë nuk kemi pretendime të dhënies së territorit. Mundemi edhe pa marrëveshje nëse ka bazë një gjë të tillë", ka thënë Haradinaj.

Sa i përket vendimit të heqjes së akcizës për duhan, ai tha se është për atë që t’iu jepet hapësirë prodhuesve vendorë .

I pari i Ekzekutivit nuk ishte i informuar për ndalesën e kryeinspektorit Basri Ibrahimi, gjatë ditës së djeshme për inspektime në vendin ku ka humbur jetën 22-vjeçari.

"Nuk e kam parë. Do ta pyes policinë, prokurorinë. Nuk e paskam parë videon", ka thënë ai.

Haradinaj tregon se kur do të hiqet taksa ndaj Serbisë

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka thënë se për heqjen e taksës ndaj Serbisë, fillimisht duhet një kontratë në të cilën theksohet qartë që do të ketë njohje reciproke dhe nuk do të ketë prekje të territoreve.

Haradinaj në konferencën për media ka thënë se përderisa kjo kontratë nuk është në tavolinë, nuk mund të diskutohet për pezullim të taksës apo ndonjë veprim tjetër.

“Shpresojë edhe ne që sa më shpejt të vije dita kur anulohet taksa dhe hynë në fuqi marrëveshja e tregtisë së lirë Kosovë – Serbi, por për këtë nevojitet kontrata, me gjithë kapitujt e vet, pra për njohjen reciproke. Një kontratë që nuk bazohet në ndryshim të kufijve dhe territoreve që nuk merr për bazë një Republikë Srpska apo një pushtet tretë siç jemi mësuar me i thënë. Sa ma shpejt që e kemi në kontratë në tavolinë garantuar prej ndërmjetësuesve atëherë do t’i shqyrtojmë të gjitha, përderisa nuk kemi një kontratë në tavolinë sepse është folur për territore për gjëra të rrezikshme atëherë nuk kemi pse me shqyrtu pezullimin apo një veprim të caktuar”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se deri tani me Serbinë është zhvilluar një dialog për t’a dobësuar Kosovën dhe më i bë dëme vetëm Kosovës, sipas tij nuk preferohet që një proces i tillë t’i kushtojë vetëm vendit tonë.

“… le të na kushton të dy palëve dhe le të vetëdijesohemi. Ne jemi për t’u rikthyer dialogu sa më shpejt pa e lidhur me taksën, për një marrëveshje që do të përfundonte me njohje reciproke, por jo për një marrëveshje ku përmendet ndryshimi i kufijve dhe territoreve”, ka theksuar kryeministri.

Ndryshe, presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka cilësuar si të rrezikshme idenë e kryeministrit për mos – heqje të taksës së vendosur ndaj Serbisë. Sipas, tij Kosova do të stagnojë për anëtarësim nëpër organizata të ndryshme dhe do të prish miqësinë me SHBA-të, falë insistimit të kryeministrit që taksë të qëndrojë dhe rrjedhimisht mos të ketë vazhdim të dialogut me Serbinë.

Haradinaj: Taksa nuk hiqet pa pasur një kontratë nga Serbia

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka mbajtur konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë.

Haradinaj ka thënë se shpreson që sa më shpejt të anulohet taksa dhe të hyjë në fuqi marrëveshja për tregti të lirë me Serbinë, duke theksuar se për këtë duhet një marrëveshje që nënkupton njohjen e Kosovës.

“E kemi thënë disa herë se shpresojmë që sa më shpejt të anulohet taksa dhe të hyjë në fuqi marrëveshja për tregti të lirë me Serbi por për këtë duhet një marrëveshje që nënkupton njohjen e Kosovës dhe që nuk do të ketë një Republika Srpska në Kosovë”, ka deklaruar kryeministri.

Ai ka shtuar se përderisa nuk ka kontratë në tavolinë atëherë nuk ka pse ta shqyrtojë pezullimin apo një vendim të caktuar për taksën.

“Janë dy gjëra, po mungon kontrata dhe është aspekti kohor. Jemi për me e zhvillu dialogun pa e përfshi taksën dhe për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, por jo për një marrëveshje për ndryshim të kufijve”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat