Haradinaj: Nëse njohja nga Serbia është kusht për dhënie të territorit, mundemi edhe pa njohje

Aktuale

Haradinaj: Nëse njohja nga Serbia është kusht për dhënie të territorit, mundemi edhe pa njohje

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 16:43
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj edhe sot është shprehur i palëkundur nga qëndrimi i tij për taksës ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe atyre nga Bosnje Hercegovina. Madje, ka refuzuar të komentojë një deklaratë të presidentit, kur ky i fundit kishte thënë se taksa po e rrezikon shtetin. Ndërsa, ka deklaruar se nëse kushtëzohet njohja me dhënien e territorit, më mirë është mos ketë fare marrëveshje.

I pari i ekzekutivit, Ramush Haradinaj ka komentuar paralajmërimin e presidentit Hashim Thaçi, se nëse nuk përkrahet nga Kuvendi marrëveshja me Serbinë për bashkimin e Preshevës, do të japë dorëheqje.

Haradinaj ka thënë se Kushtetuta nuk lejon të ketë pretendime territoriale. Ai tha se bënë edhe pa marrëveshje.

Haradinaj:  Nuk e di se në çfarë konteksti e ka shpjeguar presidenti çështjen e Luginës

“Ne e kemi një kufi Kosovë-Serbi janë kufijtë të pranuar edhe prej Serbisë, të respektuar, se ata patrullohen në të dy anët, nuk e di se në çfarë konteksti e ka shpjeguar presidenti çështjen e Luginës së Preshevës, por me kushtetutën e vendit tonë, nuk kemi pretendime territoriale edhe kuptohet nuk e kërkojmë njohjen duke dhënë territor, pra nëse çmimi për njohje është me dhënë territor, nuk kemi nevojë për njohje, mundemi me prit ende, pra mundemi edhe pa marrëveshje”, ka thënë Haradinaj.     

Ai edhe një herë është shprehur i pa lëkundur nga qëndrimi i tij, për taksën ndaj produkteve serbe. Ndërsa ka refuzuar ta komentojë një deklaratë të presidentit se taksa po e rrezikon shtetit, por ka përsëritur se e do presidentin.

Haradinaj: Presidentin e dua shumë

“Presidentin e dua shumë edhe mendimi i tij është për t’u respektuar, nuk kom ndonjë koment”, ka thënë ai.

Shefi i Qeverisë, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë tha se shpreson që sa më shpejt të anulohet taksa, por, për këtë, sipas tij, nevojitet një kontratë për njohje reciproke dhe se e njëjta nuk bazohet në ndryshim të kufijve dhe të territoreve.

Ai tha se kërkesës për pezullim të taksës po i mungojnë dy elemente.

Haradinaj: Kërkesës për pezullim po i mungojnë dy elemente

“Pra janë dy elemente që po i mungojnë kërkesës për pezullim, është kontrata vet, kualiteti i kësaj kontrate, çfarë është kontrata, marrëveshja që do të merren vesh Kosova e Serbia dhe është aspekti kohor. Për Serbinë deri më tani është shfrytëzuar, pra një proces i dialogut, me dobësu Kosovën edhe me bo i dëm Kosovës. Ne nuk preferojmë më tutje që procesi i tillë me na kushtu vetëm neve, na kushton dy palëve, dhe të vetëdijesohemi të dy palët. Pra, jemi për me u rikthy dialogu, sa më shpejt, pa e lidhur me taksën, jemi për me arrit tek një marrëveshje obligative ligjore, gjithëpërfshirëse  për njohje reciproke Kosovë-Serbi, mirëpo jo për një marrëveshje që e ka për bazë, apo merr për bazë ndryshimet e kufijve të territoreve. Kjo është kthim prapa, hapja e çështjes së kufijve dhe territoreve në Ballkan është pikërisht ajo që ne e dimë, agjendë e Vladimir Putinit, pra për me mbajt Ballkanin hapur, se askush nuk të garanton kur të hapet një kufi çka ndodh me të pastaj. Dhe hapja e kufijve nuk mendoj që është hapje e thjesht, hapje e mbyllje, por është hapje, kriza edhe tragjedi”, tha Haradinaj.

I pyetur në lidhje me rastin e djeshëm, ku kryeinspektori Basri Ibrahimi nuk lejohet të bëjë inspektime në vendin ku humbi jetën 22 vjeçari nga Mushtishti, Haradinaj tha se nuk është i informuar rreth kësaj çështje.

Haradinaj: Nuk e kam parë këtë video

“Nuk e kam parë, do ta pyes ose Policinë ose ata që merren me këtë punë se si është tema. Dikush duhet të merret me të, ose Prokuroria, ose dikush nëse ka ndodh ndonjë mos respektim  i çfarë do të drejte, atëherë duhet me vepru policia, prokuroria, shpresoj që e kanë parë ata, prokuroria, policia duhet t’i ndërmarrim veprimet”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat