VV deklarohet për gjendjen shëndetësore të Albin Kurtit

Aktuale

VV deklarohet për gjendjen shëndetësore të Albin Kurtit

Nga: A.M. Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 18:10
Albin Kurti

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia  ka njoftuar për gjendjen shëndetësore të liderit të partisë së tij, Albin Kurti i cili është shtuar sot në spital.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se  Kurti është ende në spital dhe se sipas analizave nuk është asgjë serioze.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq, mbështetës, edhe gazetarë, edhe njëherë ju falënderoj për mesazhet e shumta. Sot në mëngjes u shqetësuam pak për Albinin, duke ditur që ekziston dhe një epidemi e gripit në Kosovë, por kujdesi mjekësor ishte në nivel.

Fatmirësisht, analizat treguan se nuk është asgjë serioze. Albini është ende në spital. Edhe pse ai po shpreh dëshirën të dalë qysh sot, do të duhet të rrijë këtu deri nesër. Le të bisedojë sot me pacientët e tjerë e me punonjësit shëndetësorë, në dhomat e zakonshme të klinikës infektive ku është shtruar

Edhe një herë ju falënderoj për mesazhet mbështetëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat