Dugolli: Të mos futemi në aventura me territore e kufij

Aktuale

Dugolli: Të mos futemi në aventura me territore e kufij

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 21:37
Bujar Dugolli

Historian Bujar Dugolli ka thënë se Kosova nuk duhet të hyjë në aventura të shkëmbimit territorial apo korrigjimit të kufijve me Serbinë.

Ai ka folur të martën në një intervistë për RTK 1.  

“Politika serbe mohon çdo gjë. Nuk qëndron fakti që ata kënaqen me një shkëmbim apo me një korrigjim.Ne nuk duhet të futemi në aventura me sovranitetin e tërësinë tokësore të Kosovës, sepse nuk na lejojnë as ligjet e as Kushtetuta dhe as parimet ndërkombëtare”, ka thënë Dugolli. “Hapja e temave të tilla shkakton probleme zingjirore dhe nuk dihet ku përfundojnë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat